1.3 C
Pristina
Sunday, November 10, 2024

Buy now

spot_img

Trump do të bëhet ish-presidenti i parë i ShBA-së që përballet me akuza penale

Donald Trump do të bëhet ish-presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të përballet me akuza penale si pjesë e një hetimi për disa para heshtazi të paguara përpara se të zgjidhej president në vitin 2016.

Ish-ylli i pornos Stormy Daniels pretendon se ajo kishte një lidhje të fshehtë me ish-presidentin dhe ishte paguar për ta mbajtur atë të fshehtë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Trump e ka mohuar me këmbëngulje këtë dhe e ka cilësuar aktakuzën si një “persekutim politik”.

Ai ndodhet në Florida momentalisht, por pritet të dalë të martën e ardhshme para një gjykate në Nju Jork

Nuk është ende e qartë se me çfarë shkeljesh përballet Trump, por mediat amerikane thonë se ai po përballet me më shumë se dy akuza të lidhura me mashtrim në biznes.

Republikanët po e quajnë aktakuzën një “shok”, ndërsa demokratët thonë se askush nuk është mbi ligjin./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img