Site icon PrishtinaPress

Trump dëshiron para të gatshme për coronavirusin – amerikanët do të marrin më shumë se 1,000 dollarë brenda dy javësh

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Steven Mnuchin, thotë se të gjithë do të marrin më shumë se 1,000 dollarë brenda dy javësh sapo ai të kalojë marrëveshjen në Senat – dhe pagesat e taksave janë shtyrë për 90 ditë gjithashtu.

“Donald Trump dëshiron të dërgojë para për amerikanët që vuajnë nga kriza e coronavirusit menjëherë”, tha ai në Shtëpinë e Bardhë të martën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Amerikanët kanë nevojë për para tani”, ka thënë Mnuchin gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë për përpjekjet e fundit të administratës për të luftuar sëmundjen. “Dua të them tani në dy javët e ardhshme”, ka shtuar më tej ai, shkruan CNBC.

Megjithatë, sipas DailyMail, nuk u dhanë detaje të sakta në konferencën për shtyp të së martës.

Mnuchin tha se ai ishte duke parë planin me Republikanët e Capitol Hill dhe do të zbulonte më vonë, por ai sugjeroi që shuma mund të ishte më shumë se 1.000 dollarë.

Ndërkohë, po sipas DailyMail, pas takimit të tij me republikanët e Senatit në Capitol Hill të martën, Mnuchin tregoi se Shtëpia e Bardhë dëshironte të merrte 1 trilion dollarë për të injektuar ekonominë amerikane.

Mnuchin tha që kjo do të ishte një kombinim i kredive dhe ‘çeqeve të drejtpërdrejta’, si ato që ai përshkroi më parë në Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/

Exit mobile version