Administrata e presidentit amerikan Donald Trump, ka dërguar më shumë se 500 trupa në kufirin me Meksikën, në mënyrë që të parandalojnë hyrjen e të infektuarve nga coronavirusi në SHBA.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, miratoi një kërkesë nga Departamenti i Sigurisë së Brendshme për të mbështetur operacionet e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve.
“Në një kohë kur amerikanët përballen me një kërcënim të thellë për shëndetin publik dhe sigurinë kombëtare të paraqitur nga pandemia e Covid-19, është e domosdoshme që burrat dhe gratë të kenë mbështetjen e nevojshme për të parandaluar kërcënimet e shëndetit publik nga hyrja në vend, përmes kufijve”, tha një zyrtar i Homeland Security për Fox News.
Trupat do të ndihmojnë oficerët e patrullës kufitare në zbulimin dhe monitorimin e veprimtarisë në kufi, por si në instancat e kaluara nuk do të përfshihen në zbatimin e ligjit, thanë zyrtarët.