Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi emergjencë kombëtare për të mbrojtur rrjetet kompjuterike amerikane nga “kundërshtarët e huaj”.
Ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv i cili iu ndalon kompanive amerikane që të përdorin operatorë të huaj që besohet se paraqesin rreziqe të sigurisë kombëtare.
Megjithëse urdhri nuk jep emra se cilët kompani apo operatorë duhet të shmangen, besohet se qëllimi i kësaj është pengimi i Huawei-t.
Gjiganti kinez i teknologjisë tha se kufizimi i biznesit të tij në SHBA do të dëmtonte vetëm konsumatorët dhe kompanitë amerikane.
Disa vende, të udhëhequr nga SHBA, kanë ngritur shqetësime në muajt e fundit se produktet Huawei mund të përdoren nga Kina për spiunazh.