7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Trump: Brenda 100 ditësh, 100 mijë aparatura për frymarrje

“Përparësia është jeta, siguria e qytetarëve dhe më pas vjen ekonomia”, tha dje presidenti Trump para gazetarëve, në konferencën e përditshme për shtyp të grupit të punës kundër coronavirusit.

Presidenti Trump kishte sinjalizuar ditët e fundit se mund të lehtësonte kufizimet e lëvizjes për të rigjallëruar aktivitetin ekonomik, duke nxitur reagime të forta nga specialistë të shëndetësisë që thonë se në Shtetet e Bashkuara, sëmundja ende nuk ka arritur pikun dhe nuk duhen caktuar afate kohore.

Presidenti foli para gazetarëve pasi nënshkroi paketën historike prej dy trilionë dollarësh për të mbështetur individë, biznese dhe institucione për të përballuar nevojat ekonomike si rezultat i paralizimit të aktivitetit ekonomik si dhe për të mbështetur shtetet individuale që po përleshen me epideminë.

Presidenti u përcolli një paralajmërim kompanive amerikane të automjeteve se do të përdorë një ligj që i detyron industritë private të prodhojnë aparatura për nevoja strategjike të vendit. Presidenti kërkon nga kompanitë e automjeteve të prodhojnë aparatura për frymarrje, megjithëse nuk është e qartë se në çfarë forme mund t’ua imponojë prodhimin këtyre kompanive.

Gjatë ditës së djeshme, presidenti nënshkroi një urdhër ekzekutiv ku udhëzon Sekretarin e Shëndetësisë të analizojë në ç’formë mund të zbatohet Ligji i Prodhimit për Mbrojtjen kundër kompanisë General Motors, e cila ka shprehur gatishmërinë për të prodhuar aparatura për frymarrje, por siç tha presidenti, prodhimi ka ngecur.

Presidenti u shpreh optimist se brenda 100 ditët do të jenë prodhuar 100 mijë aparatura frymarrjeje. Por shumë guvernatorë, ndër to edhe guvernatorë në shtete konservatore si Luiziana dhe Ohajo, thonë se nuk kanë pajisje të mjaftueshme për krizën që mund të shfaqet brenda më pak se një jave. /VOA/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img