Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka arsyetuar veprimin e tij për ndalimin e refugjatëve myslimanë në SHBA nga shtatë vende të botës.
Ai ka thekuar se ku urdhër ‘do të parandalojë një rrëmujë të tmerrshme”, transmeton arbresh.info.
Ndalimi i refugjatëve edhe emigrantëve myslimane është kritikuar ashpër nga disa liderë botërorë dhe nga qytetarët amerikane.
Megjithatë, Trump ka arsyetuar duke thënë se ‘një urdhër i tillë ka ardhur si pasojë e sulmeve terroriste që kanë ndodhur në Evropë”.
“Vendi ynë ka nevojë për kufij të fortë dhe për verifikim ekstrem, sepse shikoni se çfarë po ndodh në të gjithë Evropën, më saktë në botë-një rrëmujë e tmerrshme”, ka shkruar ai në Twitter.
Menjëherë pas nënshkrimit të urdhërit ekzekutiv sistemi i emigracionit amerikan është zhytur në një rrëmujë të paparë.