Site icon PrishtinaPress

“Trotuaret nuk janë për vetura”, Komuna e Prishtinës vazhdon me lirimin e hapësirave publike

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se po vazhdon implementimi i projektit për lirimin dhe ofrimin e sigurisë në hapësirat publike për qytetarë. Sot kjo është bërë në rrugën “Gazmend Zajmi”, raporton Express.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, ka thënë se nuk do të ndalen deri në lirimin e të gjitha hapësirave publike për qytetarë.


“Duke ditur se për Sektorin e Mobilitetit prioritet është lëvizja aktive për fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe të gjithë këmbësorët e tjerë, atëherë nuk do të ndalemi deri në lirimin e të gjitha hapësirave publike për qytetarë”, citohet të ketë thënë Musliu. https://www.facebook.com/KryeqytetiPrishtine/posts/690612083101547?ref=embed_post

Exit mobile version