Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur para pak minutash në Çarshinë e Shkupit.
Sipas mediave maqedonase, dy persona kanë mbetur të vdekur, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Bazuar në informacione jozyrtare, vrasja ka ndodhur pranë lokalit “Shisha Bar”.
Të njejtat burime të pakonfirmuara tregojnë se të targetuarit ishin persona të njohur në botën e krimit, dhe se ndaj tyre u gjuajt me ‘kalashnikov’.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin, derisa në vijim pritet edhe komunikim zyrtar nga MPB-ja. /Reporteri.net/.