Pep Guardiola ka konfirmuar se Kevin De Bruyne ka pësuar një ‘lëndim të rëndë’ dhe mund të qëndrojë jashtë fushës për muaj të tërë.
Ylli belg u largua në mes të pjesës së parë të ndeshjes hapëse të Man Cityt në Premierligë kundër Burnleyt pasi një problem i përsëritur në kofshë vazhdoi të shkaktonte probleme.
Dhe tani, shefi i Cityt, Guardiola ka konfirmuar se klubi do të vendosë nëse De Bruyne do t’i nënshtrohet një operacioni.
Në konferencën e tij për shtyp, Guardiola tha: “Duhet të vendosim [për] operacionin e tij… Do të vendosim në ditët në vijim. Kirurgjia është kirurgji, tre apo katër muaj jashtë”.
Trajneri i Cityt u pyet gjithashtu nëse De Bruyne do të shkojë të kontrollohet te Dr Ramon Cugat, për të cilin tha: “Ai i pa imazhet, i pa ato personalisht. Dy-tre mjekë kishin të njëjtin mendim.”
De Bruyne pësoi një dëmtim të ngjashëm gjatë finales së Ligës së Kampionëve në qershor dhe Guardiola, pas përplasjes së tyre me Burnleyn, konfirmoi se ishte i njëjti problem.