Një hetim kundër korrupsionit në Parlamentin Evropian ka shkaktuar tronditje në Bruksel, duke sjellë reagime të forta nga zyrtarët e BE-së, raporton Euronews.
Pesë persona u arrestuan të premten në Bruksel pasi hetuesit dyshojnë se janë bërë pagesa “të konsiderueshme” parash nga Katari për të ndikuar në vendimet e eurodeputetëve.
Eurodeputetja socialiste greke Eva Kaili, një nga 14 nënkryetarët në organin legjislativ evropian, ishte një nga të arrestuarit. Ajo u pezullua nga partia e saj dhe u sanksionua.
Akuzat vijnë në një kohë kur në Katar po zhvillohet botërori./Prishtinapress/