1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Tronditet Britania, publikohet libri që flet për “oreksin seksual të Mbretëreshës”

Debate të nxehta janë ndezur në Britani, dhe jo vetëm, pas publikimit të një libri që flet për jetën seksuale të Mbretëreshës Elizabeth II me Princin Philip.

Tregimet pikante në libër përfshijnë detajet e “oreksit të shëndetshëm seksual” të madhërisë së saj dhe se si Princi Philip kishte një tendencë të flirtonte me të gjitha zonjat që e rrethonin, madje edhe në sy të vetë Mbretëreshës.

Përveç femrave të tjera, si duket, princit i pëlqente të flirtonte edhe me bashkëshorten e tij, Mbretëreshën.

Mbretëresha kishte rrëfyer:
“Nuk më thoshte gjëra të pakëndshme. Më thoshte: Dukesh bukur, e gjëra të tilla si këto”.

Autorja, Lady Colin Campbell, ndër të tjera shkruan në librin e saj:
“Nuk qëllonte asnjëherë që princi Philip të kishte një grua të bukur pranë dhe të mos flirtonte. Këto femra për të ishin si lodra dhe ‘kafshë shtëpiake.”

Në librin e saj prej 320 faqesh, “Martesa e Mbretëreshës” – të cilin ajo e promovoi në një ngjarje të shtypit në Londër, autorja Lady Colin zbulon ato që ajo thotë se janë sekretet e dhomës mbretërore.

Në libër gjithashtu shkruhet se Mbretëresha ka pasur një oreks të shëndoshë seksual.
Libri për jetën seksuale të Mbretëreshës ka shkaktuar kritika të ashpra në Britani, ndërsa vetë autorja është mbrojtur:

“Gjithçka që kam shkruar aty është e vërtetë dhe nuk është propagandë kundër monarkisë”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img