Barcelona mund të mbetet pa Luis Enriquen në fund të sezonit
Ish trajneri i Celta Vigos ka kontratë me Barcelonën vetëm deri në fund të këtij sezoni, 30 qershor të vitit 2017. Ai ka refuzuar vazhdimin e kontratës, pasi thuhet se vuan nga stresi i madh i punës. Po ashtu, ai është kritikuar shpeshherë nga tifozët e Barcelonës, dhe kjo mund të jetë një arsyeje tjetër për tu ndarë me gjigantin nga Camp Npu.
Kurse, mediat menjëherë kanë filluar të spekulojnë se kush mund jetë pasardhës i Enriques.
Laurent Blanc, Eusebio Sacristan, Stefano Piolot, Mauricio Pochettino dhe Arsene Wenger thuhet se janë kandidat për ta marrë drejtimin e Barcelonës nëse largohet Enriqeu.
