1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Tronditëse: 13-vjeçarja në Gjakovë ngelet shtatzënë nga bashkëjetesa me një person të rritur

Numri i rasteve të shtatzënive te vajzat e mitura në vendin tonë, sa vjen e bëhet më shqetësues.

Kjo pasi nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës njoftohen nga spitalet për të miturat që dërgohen në institucionet shëndetësore kontrolle të shtatzënisë apo për të kryer lindjen.

Një rast tronditës ka ndodhur në qytetin e Gjakovës, ku në Spitalin Rajonal ‘Isa Grezda’ është dërguar një vajzë 13-vjeçare shtatzënë.

Burime kanë bërë me dije se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku në kuadër të veprimeve hetimore kanë intervistuar vajzën e mitur në praninë e prindit të saj.

Bazuar në dëshminë e viktimës, ajo tash e disa muaj bashkëjeton me një 20-vjeçar dhe nga kjo lidhje ka mbetur shtatzënë. Sipas saj, e gjithë kjo ka ndodhur me pëlqimin e familjes.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe të njëjtin e ka shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Bashkësia jashtëmartesore me personin nën gjashtëmbëdhjetë vjet’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img