Site icon PrishtinaPress

Trimërohet Stano, flet si lider i BE’së: Të dyja palët duhet të kthehen në dialog. Pikë

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në konferencën e sotme për media, tha se Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në dialog.

Kur u pyet për qëndrimet e palës kosovare se nuk takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Stano u përgjigje duke iu thënë “të ashtuquajtura kushte” dhe e përfundoi me “pikë” se dialogu duhet të vazhdojë.

“Dhe kur bëhet fjalë për këto të ashtuquajtura kushte për t’u kthyer në dialog, BE-ja dhe partnerët ndërkombëtarë ishin shumë të qartë: dialogu duhet të vazhdojë, të dyja palët duhet të kthehen në dialog. Pikë”.

Ai tha se BE-ja është lehtësues i dialogut, BE-ja është ndërmjetës i ndershëm, që ndihmon palët për të gjetur konsensusin”.

“Nuk ka rrugë tjetër, duhet t’i kthehemi dialogut”.

Ai tha se do të përsërisë që rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë kapërcen nëpër dialog dhe se këtu s’ka asgjë për të re për të shtuar dhe se s’ka rrugë anësore për këtë.

“Të dyja palët duhet ta kuptojë këtë që dialogu duhet të vazhdojë dhe se ata duhet të angazhohen në një mënyrë kuptimplote duke provuar që të arrijnë kompromiset e nevojshme për të normalizuar raportet. Sa i takon 24 shtatorit, presim rezultatet e plota të një hetimi të kompletuar për të pasë një pasqyrë të qartë se çka ndodhi dhe kush ishte prapa”./Express/

Exit mobile version