Ai është rikthyer me projekt të ri muzikor pas një pauze disa muajshe.
Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur shqiptar, Trim Jetullahun, i cili së fundmi ka ripërpunuar një nga këngët e vjetra.
“E mire” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me Fatmira Breçanin.

Foto: Screenshot/YouTube
Teksti është shkruar nga vet artisti në bashkëpunim me Edlir Begollin, gjersa ky i fundit u përkujdes edhe për producimin.
Videoja ndërkohë u realizua nga produksioni shqiptar, Max Production.

Foto: Screenshot/YouTube
Të plotë projektin tashmë e gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të këngëtarit.
Trimi ndryshe të fundit prurje muzikore e kishte realizuar në shkurt të vitit 2022.