2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Trigliceridet e ngritura “vrasin” në heshtje! Do të vini re një simptomë në lëkurë, dhe ja si zbresin pa ilaçe!

Të gjithë e dimë se kolesterina është një parametër i rëndësishëm i shëndetit tonë, mirëpo shumica nuk e dinë saktësisht se çfarë janë trigliceridet, si maten dhe pse janë të rëndësishme.

Ashtu si kolesterina, edhe trigliceridet janë një lloj yndyre ose lipide që gjendet në gjak.

Një nivel shumë i lartë i triglicerideve çon në një rrezik të shtuar të sëmundjeve të zemrës ose pankreasit, transmeton Telegrafi.

Nëse keni diabet, presion të lartë të gjakut ose një faktor tjetër rreziku për sëmundje të zemrës, mjeku juaj do t’ju thotë të matni trigliceridet dhe të monitoroni nivelet e tyre.

Ashtu si edhe kolesterina e lartë nuk është patjetër të ketë simptoma, edhe trigliceridet nuk do të “zbulohen” pa analiza.

Nëse keni tension të lartë, sheqer të lartë në gjak apo sasi të madhe yndyre rreth belit, ka mundësi që edhe ato të jenë në vlera të larta.

Te personat që kanë trigliceride të ngritura gjenetikisht, do të shfaqen depozitime yndyre nën lëkurë, të ashtuquajturat ksantoma.

Vetëm njerëzit që kanë nivele jashtëzakonisht të larta mund t’i ndiejnë këto simptoma: dhimbje të papritura të barkut, të përziera, të vjella, ethe, rrahje të shpejta të zemrës ose frymëmarrje e vështirësuar. Por tashmë këto janë sinjale se pankreasi është seriozisht i rrezikuar.

Çfarë ju vë në rrezik?

Pirja e duhanit, aktiviteti i pamjaftueshëm fizik, obeziteti, presioni i lartë i gjakut, sëmundjet e veshkave, të tiroides ose të zemrës.

Trigliceridet maten duke marrë një mostër gjaku, në të cilën ato do të shprehen në njërën nga dy mënyrat – mg/dL (miligram për decilitër) ose mmol/L (milimol për litër).

Vlerat normale – 150 mg/dL ose më pak se 1.7 mmol/L.
Vlerat e ngritura – 150-199 mg/dL ose deri në 2.2 mmol/L.
Vlerat e larta – 200-499 mg/dL ose deri në 5.6 mmol/L.
Vlerat shumë të larta – më shumë se 500 mg/dL ose më shumë se 5.7 mmol/L.

Trigliceridet mund të ulen duke ndryshuar zakonet e jetesës. Ndaloni pirjen e duhanit dhe konsumimin e alkoolit, hani më shumë fruta dhe perime të freskëta, produkte qumështi dhe mish pa dhjamë dhe vlerat duhet të ulen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img