Site icon PrishtinaPress

Tri vrasje për më pak se një javë në Kosovë, deputeti Bekë Berisha kërkon orë policore

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Bekë Berisha ka propozuar që pas ngjarjeve që ndodhën javën e kaluar dhe këtë javë ku mbetën tre persona të vrarë në disa lokale, ka thënë se duhet të vendoset ora policore.

Sipas tij ngritja e nivelit të dhunës ditëve të fundit ka shqetësuar ë gjithë tej mase.

“Ngritja e nivelit të dhunës ditëve të fundit na ka shqetësuar të gjithëve tej mase. Para se të gjejmë fajtorin dhe të flasim për fenomenin apo për defektet të mos efikasitetit të sistemit të sigurisë, rendit dhe drejtësisë në vendin tonë. I bëj thirrje drejtorit të policisë të dal me plan konkret, duke ndermarrë veprimet e duhura, që kjo gjendje të stabilizohet.
Orë policore;”, shkruan ai.

Exit mobile version