Site icon PrishtinaPress

Tri vjet nga vdekja e veprimtarit dhe veteranit të UÇK-së, Rexhë Krasniqi

Sot të bëhen tri vjet nga vdekja e veprimtarit dhe veteranit të UÇK-së, Rexhë Krasniqi.

Krasniqi ishte zë i artikuluar i interesit nacional, aktivist dhe veprimtar i shquar.

Rexhë Krasniqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare i viteve ‘90-ta, një nga themeluesit e shoqatës për kthimin e shqiptarëve dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me profesion inxhinier i diplomuar i teknologjisë, Rexhë Krasniqi ka dhënë kontributin e tij të madh edhe në Fabrikën e Birrës së Pejës, si drejtor teknik që nga vitet ‘70-ta deri me dëbimin e tij nga puna në vitin 1989, duke vazhduar punën pas çlirimit.

Rexhë Krasniqi vdiq pas një sëmundje të shkurtër si pasojë e COVID-19, në moshën 66-vjeçare./KosovaPress/

Exit mobile version