2.1 C
Pristina
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

spot_img

Tri vjet luftë, Osmani: Kosova ia di dhimbjen Ukrainës, kjo është arsyeja pse qëndruam me të

Sot, tri vjet më parë nisi lufta në Ukrainë.

Lidhur me këtë, presidentja Vjosa Osmani, thotë se që nga ajo ditë Kosova është me Ukrainën, pasi sipas saj, ia di dhimbjen, transmeton Klankosova.tv.

Ajo tutje tha se Ukraina vazhdon të luftojë për atdheun, dinjitetin dhe lirinë e saj.

“Tre vjet më parë, lufta u kthye në Evropë. Më 24 shkurt 2022, bota u zgjua nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Që atëherë, ne kemi dëshmuar vuajtje të pamasë – jetë të vjedhura, qytete të shkatërruara – por edhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme të popullit ukrainas. Ukraina lufton për atdheun, dinjitetin dhe lirinë e saj. Kosova e di këtë dhimbje. Ne e kemi jetuar atë. Kjo është arsyeja pse, që nga dita e parë, ne qëndruam me Ukrainën”, ka shkruar e para e vendit në X.

“Ne kemi hapur dyert tona, kemi trajnuar ushtarët e tyre, kemi mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale të kohës së luftës dhe kemi dhënë gjithçka që mundëm – duke e ditur se lufta e Ukrainës është edhe lufta jonë. Është një luftë për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe!”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img