14.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Tri viktimat e aksidentit të djeshëm, shtetas të Maqedonisë

Sipas Policisë së Kosovës, nga aksidenti trafik i ndodhur dje në Babush të Lipjanit, kishin qenë të përfshirë dy automjete: një kamion me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull shqiptar dhe një Peugeot me targa të Maqedonisë i cili drejtohej nga një mashkull shqiptar, shtetas i Maqedonisë.
Siç thuhet më tej në njoftimin e Policisë, përcjell Telegrafi, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur nga pakujdesia e ngasësit të veturës Peugeot i cili në mënyrë të pa sigurt ka kryer veprimin e tejkalimit me ç’rast ka goditur kamionin.
“Si pasojë e aksidentit, ngasësi i veturës dhe dy pasagjere, femra shqiptare, shtetase nga Maqedonia kanë pësuar lëndime të rënda, nga të cilat kanë ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimave është dërguar në IML për obduksion, ndërsa ngasësi i kamionit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img