Site icon PrishtinaPress

Tri rastet e reja në Prishtinë janë familjarë të rastit të djeshëm – Ahmeti: Të bëjmë kujdes që mos të kthehen masat e rrepta

Pas lajmit për tetë raste të reja me COVID-19, prej të cilave tri në Prishtinë, ka reaguar  kryetari Shpend Ahmeti.

Përmes një shkrimi në Facebook, Ahmeti ka bërë të ditur se rastet në Prishtinë, janë familjarë të një të infektuari të konfirmuar dje.

“Plus tetë raste sot në Kosovë, e tre raste të reja në Prishtinë, familjarë të rastit të djeshëm. Kjo na tregon se duhet të jemi edhe më tutje të kujdesshëm në mënyrë që mos të kemi vatër të re që do të na kthente në masa më të rrepta”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

“Prandaj, përkundër motit të mirë, mos dilni pa nevojë në mënyrë që mos të lejojmë përhapjen nga rastet e reja”, ka thënë ai.

“Lajm i mirë janë 31 të shëruar nga virusi. #rriNshpi”, ka shtuar Ahmeti.

Exit mobile version