Site icon PrishtinaPress

Tri raste të dyshuara për coronavirus në QKUK, priten rezultatet e analizave

Tri raste janë paraqitur sot në Klinikën Infektive të QKUK-së, të dyshuara për Coronavirus.

Një 69 vjeçar jo kosovar i cili kishte qëndruar në Itali dhe dy të shtetas të tjerë të Kosovës, 25 dhe 23 vjeç.

Tashmë nga të tre janë marrë mostrat për analiza dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim.

Nga QKUK-ja është thënë se nuk ka nevojë për panik, meqë janë vetëm raste të dyshuara.

 Njoftimi i plotë:

Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur 3 raste të dyshuara për coronavirus.

Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali.

Dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia.

Janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim. Klinika Infektive njofton se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara

Exit mobile version