Site icon PrishtinaPress

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar tri raste të dhunës në familje vetëm në rajonin e Prishtinës.

Sipas raportit të PK-së, dy raste janë raportuar në Prishtinë dhe një në Lipjan.

Më poshtë mund t’i lexoni këto tri raste:

DHUNË NË FAMILJE

Lipjan 26.08.2023-14:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj-i dyshuari kosovar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Palët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë 26.08.2023 Viktima femër shtetase e huaj, ka raportuar se i dyshuari kosovar me të cilin ka qenë duke bashkëjetuar dhe kanë një fëmijë, më herët ka ushtruar dhunë psikike e fizike ndaj saj, dhe po ashtu muajt e fundit, i dyshuari e ka dërguar viktimën bashkë me djalin e tyre tek familja e saj, ndërsa nuk është interesuar fare për gjendjen e tyre. I dyshuari pas intervistimit lidhur rastin, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë,26.08.2023-21:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar babai i tij i cili i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësor, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version