0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Tri raste të dhunës në familje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të dhunës në familje në Prishtinë.

Më datë 29.05.2023, është raportuar se i dyshuari kishte përdorur dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij – shtetase e Shqipërisë. Viktima më 05.06.2023 e ka paraqitur rastin si dhe disa fotografi të lëndimeve të shkaktuara nga i dyshuari, transmeton Klan Kosova.

Më 05.06.2023, dy viktimat (nënë e djalë) kosovarë kanë raportuar se i dyshuari (bashkëshorti gjegjësisht prindi) ka ushtruar dhunë psikike ndaj tyre. Viktimat ndjehen të rrezikuar dhe në lidhje me rastin është njoftuar QPS-ja dhe mbrojtësi i viktimave.

Më datë 05.06.2023, viktima kosovare ka raportuar për një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj. Palët e përfshira në rast janë intervistuar. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë, rasti vazhdon të hetohet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img