12.9 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

Tri raste të dhunës në familje në Kosovë

Tri raste të dhunës në familje janë shënuar vetëm dje në Kosovë.

Në një rast në Fushë Kosovë, një grua e ka lajmëruar policinë se burri i saj kishte shkuar të familja e saj dhe u kishte thënë se do ia postoj disa fotografi të papërshtatshme-intime të saj.

“ Fushë Kosovë NN-NN. Me 20.03.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar, ky i fundit kishte shkuar te familja e saj (në Ferizaj) dhe i kishte thënë se do ia postoj disa fotografi të papërshtatshme-intime të saj. Palët pasi janë intervistuar, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në një rast tjetër në Fushë Kosovë, është hapur dje një rasti i lartcekur si vazhdimësi e informatës për prishjen e rendit dhe qetësisë publike në mes të dyshuarit mashkull kosovar dhe viktimës femër kosovare. Një incident të tillë ata e kishin pasur edhe në dhjetor të vitit të kaluar.

“Fushë Kosovë 28.12.2023-01:34. Me 20.03.2024 është hapur rasti i lartcekur si vazhdimësi e informatës për prishjen e rendit dhe qetësisë publike në mes të dyshuarit mashkull kosovar dhe viktimës femër kosovare. Palët pasi janë intervistuar, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftimin 24 orësh të policisë.

Ndërsa në Mamushë një grua e ka denoncuar bashkëshortin e saj se, i njëjti sistematikisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

“Mamushë 05.03.2024 – 18:00. Më 20.03.2024 ankuesja femër kosovare ka denoncuar bashkëshortin e saj se, i njëjti sistematikisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti duke u hetuar”, thuhet ndër të tjera në raport.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img