Tri raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë
Brenda një ditë janë shënuar tri raste të dhunës në familje në Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Sipas policisë një rast ka ndodhur në Prishtinë, një në Graqanicë dhe një në Mitrovicë.
Raporti I plotë nga policia e Kosovës:
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë 26.07.2023 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur vajzën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Graqanicë 28.07.2023-10:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuar mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Njësiti policor e ka arrestuar të dyshuarin të cilit i është bërë alkool-testi dhe ka rezultuar 1.06 promilë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurës së rregullt.
Mitrovicë 28.07.2023 – 09:07. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti pas një zënke çasti që kishte me familjarët e tij, kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.