Tri raste dhune në familje për 24 orë

137
Advertisement

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar tri raste dhune për 24 orë. Rastet e dhunës janë shënuar në Prishtinë, Obiliq, e Pejë.

Advertisement

Në Prishtinë është arrestuar një person, i cili dyshohet se kishte kanosur të atin e tij viktimën mashkull kosovar si dhe kishte dëmtuar orenditë shtëpiake.

Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 09:00.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër ka ndodhur në Obiliq, të hënën rreth orës 21:12, ku viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në shtëpi, ajo së bashku me djalin e saj, ishin sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Dy viktimat si pasojë e sulmit kanë pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari nuk është hasur nga policia pasi kishte dalë nga shtëpia. Është njoftuar prokurori, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Edhe në Pejë ka ndodhur një rasti i dhunës në familje, të hënën në ora 12:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, i cili për shkak të një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj  kosovarë ( të atin dhe vëllain e tij)”, thuhet në raport.

Si pasojë e sulmit viktimat kishin pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës