Futbolli di të sjell gjithmonë të papritura dhe veprime që konsiderohen si të pamundshme.
Megjithatë, disa prej lojtarëve e kanë aftësi që ta bëjnë të pamundurën të mundur.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe një portier në nivelet më të ulëta të futbollit..
Në fakt, ai ishte protagonist i vërtetë dhe për këtë u përshëndet nga bashkëlojtarët dhe u bë viral në rrjetet sociale.
Portieri në fjalë i bëri tri pritje brenda pak sekondash dhe atë tri gjuajtjet ndaj të njëjtit lojtar.
Fillimisht e priti penalltinë e lojtarit me fanellë të verdhë, i cili më pas i pati edhe dy tentime të tjera nga topi i kthyer tek ai, por portieri hero e bëri një mur të vërtetë para portës.
Diçka e tillë nuk ishte parë në të kaluarën.