Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me tri ndeshje në kuadër të xhiros së 16-të
Lideri, Ballkani në shtëpi takohet me Fushë Kosovën dhe shihet favorit për tre pikët e radhës dhe blindimin e vendit të parë edhe më shumë.
Derisa, Fushë Kosova kërkon befasinë dhe ikjen e pozitës së parafundit.
Një sfidë shumë interesante do të jetë mes Dukagjinit e Prishtinës. Momentalisht vetëm një pikë i ndan këto dy skuadra.
Kryeqytetasit janë të katërtit me 21 pikë, derisa klinasit të gjashtit me 20 sosh.
Përballja e parë mes njëra tjetrës u mbyll pa fitues 2:2.
Drita-Feronikeli 74 ndeshja e fundit e xhiros. Të kaltrit nga Gjilani përballen me Niklin me trajner të ri, pas largimit të Akis Vavalis.
Drejtimin e ka marr Zekirija Ramadani dhe detyra e tij është ta mbajë në garë për titull, ani pse është 10 pikë larg liderit. Feronikeli është i shtati me 15 pikë.