Falë flavonoidëve, katekinës dhe ploifenolëve, çokollata e zezë konsiderohet si një produkt i shëndetshëm.
Në fakt, konsumimi i saj lidhet më një numër të lartë përfitimesh shëndetësore, përfshirë këtu përmirësimin e funksioneve të zemrës, reduktimin e inflamacionit si dhe nxitjen e trurit.
Falë statusit që mban si një super ushqim, shumë njerëz mendojnë se çokollata e zezë ndihmon me rënien nga pesha.
Në këtë artikull AgroWeb.org do ju paraqesë argumentet që vendosin në lidhje me këtë pyetje.
Përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës
Shumë studime, mbi të cilat bazohet AgroWeb.org, sugjerojnë se çokollata e zezë ndihmon trupin të menaxhojë insulinën.
Insulina është hormoni i cili i jep sinjal organizmit për të kaluar sheqerin nga enët e gjakut drejt qelizave që ta përdorin për energji.
NJë proces i tillë ndihmon me uljen e nivelit të insulinës në gjak dhe lidhet direkt me uljen e rezervave të dhjamit në trup, pra rënies nga pesha.
Redukton ndjesinë e nepsit dhe oreksit
Konsumimi i çokollatës së zezë në sasitë e duhura ndihmon trupin që të luftojë nepsin e në të njëjtën kohë ju mban të ngopur më gjatë.
Gjithçka lidhet me hormonin që stimulon urinë, grelin, i cili si pasojë e çokollatës së zezë reduktohet.
Nga ana tjetër konsumimi i çokollatës bën të mundur që ju të qëndroni të ngopur më gjatë dhe të hani më pak kalori gjatë ditës. Dy faktorë të cilët lidhen direkt me shtimin në peshë.
Përmirëson dukshëm humorin tuaj
Shumë të dhëna ndër vite kanë pohuar se çokollata e zezë ka një ndikim pozitiv tek shëndeti mendor dhe humori. Nëse ju jeni jeni të fortë nga ana e shëndetit mendor dhe humori juaj është i mirë, atëherë arrini të përballoni më lehtë stresin.
Stresi është një nga faktorët kryesor të shtimit në peshë, pasi ndikon drejtpërdrejt tek konsumimi i tepruar i ushqimit, ngadalësimi i metabolizmit si dhe problemet me tretjen.
Të tre këto argumente mbështesin mendimin se çokollata e zezë ka një ndikim të fortë tek rënia nga pesha.
Sigurisht nëse ajo konsumohet në sasi të duhura dhe trupi juaj të mirëmbahet edhe me një regjim të shëndetshëm ushqimor por edhe me aktivitet fizik.