Sulmuesi francez, Antoine Griezmann pritet të jetë njëra nga goditjet më të mëdha të verës, duke kaluar nga Atletico Madridi te Barcelona.
Mediat spanjolle kanë raportuar kohëve të fundit se Barcelona dhe Griezmann kanë arritur marrëveshje në parim për kalimin e tij gjatë verës në Camp Nou dhe shifra e këtij transferimi pritet të jetë ajo e klauzolës, 100 milionë euro.
Sipas edicionit të së hënës në El Mundo Deportivo, transferimi i francezit është punë e kryer dhe vetëm tani kanë filluar debatet se si dhe ku mund të luaj Griezmann në formacionin e Ernesto Valverdes.
Opsioni i parë është ai i një formacioni 4-3-3, me Rakitic, Busquets dhe Coutinho në mesfushë dhe Messi, Suarez dhe Griezmann në sulm. Ky opsion do ta linte Dembelen jashtë.
Opsioni i dytë është që Barcelona të luaj me Rakitic dhe Busquets si dyshe e qendrës së mesfushës dhe Messi, Griezmann dhe Dembele ose Coutinho prapa shpinës së Suarezit. Në këtë opsion, Coutinho do mbetej potencialisht jashtë.
Opsioni numër tre është lënia jashtë e Dembeles dhe Barça të luaj me formacion 4-3-1-2 me Rakitic, Busquets dhe Coutinho në mesfushë dhe Messi pas shpinës së Suarezit dhe Griezmannit.
Më poshtë shihni formacionet e mundshme të Barcelonës ku Griezmann është pjesë e tyre:
Formacioni 4-3-3
Formacioni 4-2-3-1
Formacioni 4-3-2-1