Superliga e Kosovës në futboll e nis sot javën e 23-të të saj.
Në program do të jenë tri duele mjaft interesante, kurse vëmendja do të jetë në Gjilan.
Atje, Drita do ta presë Llapin në duelin kryesor të ditës në elitën e futbollit kosovar.
Ndërkohë, Gjilani i shkon Dukagjinit, kurse Drenica e pret Ferizajn.
Të trija këto përballje nisin nga ora 13:00.
