1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Tri ditë nga zhdukja misterioze e dy policëve në Lepenc, çfarë dihet deri më tani?

Një aksident që ndodhi të shtunën rreth orës 20:45, ka bërë që të zhdukën dy zyrtarë të policisë, të cilët edhe pas gati 72 orëve ende nuk janë gjetur.

Vetura e policisë që kishte rënë nga ura në Lepenc ishte e shkatërruar,  por brenda saj nuk është gjetur asnjë gjurmë e dy policëve që deri më tash rezultojnë të zhdukur.

Njësitet e Policisë, FSK-ja, zhytës e qindra qytetarë qe tri ditë pandërprerë po vazhdojnë kërkimet nëpër gjithë lumin Lepenc, por asnjë gjurmë nuk është gjetur, shkruan lajmi.net.

Kërkimet po vazhdojnë edhe përtej kufirit, nga Maqedonia, ku ka dyshime se rrjedha e lumit mund t’i ketë bartur atje trupat e dy policëve.

Por zhytësi i njohur, Ismail Kasumi po e mohon një gjë të tillë.

Ai sot gjatë ditës ka thënë se trupat e policëve nuk ka gjasë të jenë bartur në anën maqedonase.

Gjatë ditës së sotme gjithashtu pati raportime se Posta e Kosovës ka kapur disa valë telefonike të njërit nga të zhdukurit, por që përkundër kërkimeve asgjë nuk është gjetur.

Image may contain: one or more people, outdoor, water and nature

Edhe më misterioze gjithë këtë situatë e bënë edhe deklarata e një punëtori të Bechtel Enkas i cili kishte qëlluar në venin e ngjarjes, kur kishe ndodhur aksidenti.

Dëshmitari ka treguar se pas 2-3 minutave të aksidentit ka shkuar afër vendit ku u rrëzua vetura, dhe aty nuk ka parë asnjë njeri.

“Asnjë njeri s’ka pas në ujë. Alltia ka qenë aty, prangat edhe pendreki”, tregoi njëri nga punëtorët e Bechtel Enkës.

As Policia dhe as Prokuroria deri më tani nuk e kanë dhënë asnjë detaj të vetëm se si ka ndodhur i gjithë askidenti.

Image may contain: tree, plant, outdoor and nature

Zyrtarë policor kanë thënë se janë duke u bërë hetime për këtë rast.

Në vendin e ngjarjes të dielën kishte dalur edhe kryeministri Haradinaj.

Shefi i ekzekutivit foli edhe sot për këtë rast. Haradinaj tha se ende nuk ka bërë asnjë kërkesë zyrtare që trupat e FSK-së të kalojnë në Maqedoni, për të bërë kërkimet.

Dyshime për këtë rast ka shprehur edhe motra e Malsor Dashit, njëri nga të zhdukurit.

Në disa komente nëpër rrjete sociale ajo ka shkruar se në gjithë këtë situatë është një dyshim i madh.

“Jam motra e Malsorit, kurr nuk do e la me kaq se ktu asht ni dyshim i madh”, ka shkruar motra e policit në një koment në facebook.

Pavarësisht angazhimit të institucioneve, asnjë gjurmë deri më tani nuk është gjetur nga Malsor Dashi dhe Armend Trena, të cilët qe tri ditë vazhdojnë të mbesin të zhdukur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img