5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Tri dekada nga pajtimi i gjaqeve, kujtohet Lëvizja e Anton Çettës

Me rastin e 30 vjetorit të pajtimit të më shumë se 1000 gjaqeve, u mbajt një konferencë dedikuar Anton Çetës dhe 30 vjetorit të pajtimit të gjaqeve.

30 vite më parë, shqiptarët ishin dëshmitarë të pajtimit të mbi 1000 gjaqeve. Tash pas tri dekadave, ky moment u kujtua ndërsa në qytetin e Pejës, ndërsa fjalë të mëdha u thanë për nismëtarin, Anton Çettën, raporton RTV Dukagjini.

E bija, Donika thotë se është emocion i madh të flasësh për një baba siç është Antoni, përcjell Telegrafi.

“Është shumë emocionuese për mua që të flas këtu në emër të babit dhe familjes me rastin e një jubileu kaq të veçantë siç është 30 vjetori i pajtimim të gjaqeve”, deklaroi Donika Çeta.

Fjalë të mëdha për Çettën, pati edhe ish-presidentja e vendit.

“Besoj se flas në emër të gjithë shqiptarëve kudo që janë kur them se jemi me fat që kemi pasur një figurë, një personalitet dhe një atdhedashës siç ishte Anton Çetta”, deklaroi Atifete Jahjaga.

Për punën që ka bërë Anton Çetta, Hymkete Bajrami, ministre e arsimit premtoi që busti i tij do të inaugurohet në vendin që e meriton.

“Ju garantojë se ne do të merremi seriozisht si Ministri edhe me botimin e veprave por edhe si qeveri me vendosjen e bustit aty ku ai e meriton”, deklaroi Hymkete Bajrami.

Qeveria e kaluar kishte ndarë 70 mijë euro, për bustin e Anton Çettës. /RTV Dukagjini/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img