Në edicionin e këtij viti të MTV Europe Music Awards 2022, siç duket skenën do ta dominojnë artistet me prejardhje shqiptare.
Nisur që nga nikoqirët, ku eventin do e drejtojë këngëtarja Rita Ora me partnerin e saj, regjisorin Taika Waititi duke vazhduar edhe me performanca e nominime.
Këngëtaret e njohura, Bebe Rexha dhe Ava Max po ashtu do të jenë pjesë e MTV EMA, teksa pritet të performojnë para publikut disa prej hiteve të tyre më voluminoze ndër vite.
Madje, në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë” janë nominuar të tri artistet me famë internacionale dhe origjinë shqiptare – Bebe Rexha dhe David Guetta me këngën “I’m good (Blue)”, Dua Lipa dhe Megan The Stallion me “Sëeetest Pie” si dhe Ava Max dhe DJ Tiesto me këngën “The Motto”.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV EMA do të mbahet këtë të diel me 13 nëntor./Prishtinapress/