3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Tri arsye, se përse Ldk-ja dhe VV, duhet qëndrojnë larg “korigjimit”

1. Arsyeja e parë; Si parti institucionaliste, LDK-ja, s’ka asnjë arsye tē futet në presionin e “makinerisë” së ca qarqeve (karrierriste)ë diplomacisë ndërkombëtare, për të këmbyer territor, nē favor të njohjes (së pasigurt dhe të pa garantuar!) nga ana e Serbisë.

Sepse, LDK-ja e sidomos VV, nuk bartin hipotekën as të fajsisë, e as të akuzave që pretendohen të ngritën, nga Raporti i Gjykatës Speciale. Dhe si e tillë, pse këto dy subjekte duhet t’i brejë ndërgjegjeja, për koncesionet e reja që është duke i kërkuar trojka (Thaçi&Vuçiq&Rama) bashkë me Xhon Boltonin? Partitë e luftës, në shenjë statistaksioni për të (pa)bërat, e për t’u shpëtuar akuzave të rënda, s’do hamenden dy herë të lëshojnë pe dhe të pranojnë edhe Marrëveshjen e aminuar, tashmē edhe nga Trumpi kontravers!

2. Arsyeja e dytë; As LDK-ja e as VV nuk e kanë inicuar e as fuqizuar idenë e re të “korigjimit” (lexo; copëtimit) të kufirit me Serbinë, në gjitha kēto vite tē pasluftës.

Përkundrazi, ishin këto subjekte, që në vazhdimësi kishin kërkuar; reperacionet, zgjidhjen e fatint e të pagjeturëve, e temat tjera egzistenciale për procesin e finalizimit tē shtetëndërtimit të Kosovës.

3. Arsyeja e tretë; Akti dhe fakti i të qenit “aktor” e jo akter domethënës në vendimarrje, dosido LDK-n, dhe sidomos Vetëvendosjen, do ta amnestonte (padyshim) shumē nga anatemimi i sigurt historik, që do pasoj pas vënies së firmes, në Marrëveshjen “historike” të trojkes. Bile, Ldk-n, me abstenimin e tanishëm do i lante edhe ca “mëkate” e gabime të mëhershme, në të cilat e kishte futur djallēzisht PDK-ja.

Kurse, Vetēvendosja, do dilte fituese absolute, ngase, do e ruante imixhin e saj të konsekuencës dhe parimësisë, ndaj koncesioneve që i janë bërë Serbisë. Ajo, poashtu edhe më tej do e ushtronte të drejtën morale e politike të bashkimit kombëtar…

Shkruan: Fadil Maloku

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img