Site icon PrishtinaPress

Trepça’89 e Ferizaj festojnë rikthimin në Superligë, ish-kampioni i Kosovës bie në Ligën e Dytë

Trepça’89 dhe Ferizaj rikthehen në Superligë. Këto dy skuadra janë shpallur sot kampione në Ligën e Parë, në grupet e tyre respektive, një javë para përfundimit të edicionit aktual. 

Trepça’89 titullin e festoi me fitore bindëse ndaj Rahovecit (5:0) në stadiumin “Riza Lushta”, duke u rithyer në shoqërinë elite pas vetëm një viti në një rang më të ulët të garave. 

Ndërkaq, festë kishte edhe në Ferizaj, ku futbollistët e Ferizajt iu gëzuan titullit të kampionit në Grupin B dhe rikthimit në Superligë, teksa në ndeshjen e sotme fituan kundër Kikës, me rezultat 2:1. 

Ndërkohë, Besa e Pejës, që është tri herë kampione e Kosovës ka rënë në Ligën e Dytë.

Exit mobile version