Site icon PrishtinaPress

Trepça triumfon ndaj Bashkimit në Prizren

Trepça ka shënuar fitore në Prizren ndaj Bashkimit me rezultat 77:99 (18:33, 19:23, 23:20, 17:23), në javën e gjashtë të Prince Caffe Superligës.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 4:14 dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e ngritur atë në 15 pikë, 18:33, sa përfundoi kjo pjesë. “Xehetarët” vazhduan me lojë të mirë dhe shtoi epërsinë në 23 pikë, 26:49, kurse pjesa e parë përfundoi 37:56.

Prizrenasit u munduan të rikthehen në periudhën e tretë për të afruar rezultatin në 60:70, sidoqoftë, Galloway me dy treshe radhazi ngrit epërsinë në 60:76, sa ishte rezultati pas 30 minutash. Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim të madh me Trepçën që ruajti epërsinë, madje e shtoi për të triumfuar 77:99.

Te Bashkimi më i miri ishte Grant Lozoya me 21 pikë, ndërsa te Trepça më të mirët ishin Drilon Hajrizi me 20 pikë e nëntë kërcime dhe Isaiah Ross e debutuesi Brevin Galloway me nga 20 pikë.

Bashkimi ka tri fitore e tri humbje, kurse Trepça pesë fitore e një humbje.

Exit mobile version