Greva e minatorëve të Trepçës e nisur para 11 ditësh, ka marrë fund mbrëmë pas mesnate, raporton Gazeta Sinjali.
Minatorët kanë dërguar një letër drejtuar Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve, ku kanë paraqitur kërkesat e tyre për ndërprerjen e grevës.
“Me anë të kësaj kërkese ju lutemi që të gjeni kohën tuaj të takohemi dhe të arrijmë një marrëveshje lidhur me këto pika:
Paga eminatorit prej 6-10 të muajit
Të shpallet konkursi i KE-së
Të përmirësohen kushtet e sigurisë dhe
Të tërhiqen vendimet e nxjerra gjatë grevës”
Në përgjigjen e publikuar nga Trepça, Bordi i Përkohëshëm i Drejtorëve ka shprehur pajtueshmërinë për kërkesat e minatorëve.
“Ne Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve pajtohemi me pikat 1, 2 dhe 3. Kërkesa e fundit e letrës tuaj ju sigurojmë që do të analizojmë dhe shqyrtojmë në vijmësi vendimet e KE-së, përfshirë ato nga data 27.10.2023”, thuhet në vendim.
https://www.facebook.com/trepcacorporation/posts/827229946072827?ref=embed_post