KB Trepça ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me Will Daniels.
Amerikani i gjatë 203 centimetra luan në pozitën e krah-qendrës.
Daniels në “Minatori” kalon pas një aventure te Nacionali në Uruaguai.
36-vjeçari karrierën e ka zhvilluar edhe në ligat e njohura; Greqi, Francë, Turqi e Izrael.
Will Daniels do të zëvendësojë amerikanin tjetër, Cadarian Raines, me të cilin Trepça e ndërpreu bashkëpunimin ditë më parë.