Klubi me traditë në elitën e futbollit kosovar Trepça ka bërë të ditur se nga sezoni i ardhshëm do të rikthehen në vendin ku ishin.
Si hap të parë, kryetari i këtij klubi Nexhmedin Haxhiu, ka njoftuar se e ka emëruar drejtor sportiv Rafet Prekazin.
“Sot në zyrën e klubit u bë prezantimi i drejtorit te ri sportive Rafet Prekazi ish futbollist dhe trajner i KF Trepçës duke ju bashkuar projektit të ri të klubit”, thuhet në njoftim.
“Sot kemi filluar një kapitull të ri në skuadrën e KF Trepçës, klubi ynë nga sot fillon një riorganizim ku synimi ynë kryesore është rikthimi i KF Trepçës në Superligën e Kosoves. Organizimin e klubit e fillojm me legjendën e futbollit Kosovar Rafet Prekazi, i cili është emëruar Drejtor Sportiv i Klubit”, ka thënë Haxhiu.
Drejtori sportiv i ri i Trepçës, Rafet Prekazi, theksoi se është i lumtur me rikthimin.
“Jam shume i lumtur që jam rikthyer në folenë time besoj se kemi te bëjmë me një projekt shume serioz ku ne momentin e pare qe me është prezantuar nuk kam hezituar dhe e kam pranuar ftesën t’i bashkëngjitëm klubit dhe ta rikthejmë namin e dikurshëm te skuadrës se KF Trepçës në majat e futbollit Kosovarë, ku prioritet është rikthimi ne Superligen e Kosovës”, u shpreh Prekazi.