Site icon PrishtinaPress

Trepça mbetet pa trajner, largohet Ģençoglu

Engin Gençoglu nuk është më trajner i klubit të basketbollit Trepça.

Trajneri turk ka vendosur të largohet para kohe nga Mitrovica pasi kishte mospajtime me drejtuesit e klubit “Xehetar”.

Gençoglu u largua pas ndeshjes së dytë finale të “play-offit” të Superligës së basketbollit ndaj Pejës, derisa rezultati është 1-1 me ndeshje.

Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi mitrovicas.

Siç dihet, Trepça në krye me Gençoglun e fitoi Kupën e Kosovës, ndërsa synon të shpallet edhe kampione e shtetit pas një kohe të gjatë.

Exit mobile version