Site icon PrishtinaPress

Trepça kthehet te fitorja, mposht Vëllaznimin

Pas humbjes ndaj Pejës në mesjavë, Trepça u rikthye sonte te fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic mposhti Vëllaznimin, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Minatori” përfundoi me rezultatin 91:67.

Për “Xehetarët” ishte kjo fitorja e tretë, krahas një humbjeje. “Kuqezinjtë” vazhdojnë të jenë ende pa fitore, duke regjistruar katër humbje radhazi.

Jordy Tshimanga me 19 pikë dhe Cevin Bracy-Davis ishin dy basketbollistët më të dalluar në triumfin e Trepçës.

Te Vëllaznimi u dallua Jalen Ray me 19 pikë.

Mitrovicasit janë të dytit në tabelë me shtatë pikë, kurse Vëllaznimi mbetet i fundit me katër pikë.

Trepça në xhiron e ardhshme i shkon Proton Cable Prizrenit, kurse Vëllaznimi e pret Golden Eagle Yllin.

Exit mobile version