Trepça e ka barazuar sërish serinë gjysmëfinale të “Play-Offit” ndaj Sigal Prishtinës, pasi ka triumfuar në ndeshjen katërt.
Ndeshja e zhvilluar sot në palestrën sportive “Minatori” u fitua nga vendasit me rezultatin 82:68.
Ken Brown me 21 pikë dhe Jamel Artis me 16 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e mitrovicasve.
Te prishtinasit u dalluan Dardan Berisha me 23 pikë dhe Derrick Wilson me 18.
Trepça me këtë fitore e barazoi serinë gjysmëfinale në 2:2.
Ndeshja e pestë gjysmëfinale do të zhvillohet të enjten e ardhshme, në Prishtinë.
Kjo ndeshje do të jetë edhe vendimtare, pasi skuadra fituese do t’i bashkohet Pejës në finale.