Drenica dhe Trepça 89 janë takuar në kuadër të xhiros së 24-të të Superligës së Kosvës në futboll, takim që u takoi skuadrës mitrovicase me rezultat 1:2.
Golin e parë në ndeshje e shënuan vendasit përmes Lopez që shënoi një eurogol nga distanca për të kaluar në avantazh Drenicën në minutën e 5’. Mysafirët barazuan përmes autogolit të Lushtakut në minutën 31’.
Pjesa e dytë u takoi mysafirëve të cilët kaluan në epërsi përmes Rilind Nimanit 55’, rezulata që ishte edhe epilogu final.