Sulmuesi i krahut, Florent Hasani, sot do të përshëndetet me lojtarët, stafin e trajnerëve dhe me kryesinë e klubit Trepça ’89.
20-vjeçari do të largohet nga klubi mitrovicas për të bërë karrierë në klubin elitar të Hungarisë, Diosgyor.
Kalimin nga kampionia e Kosovës te skuadra hungareze që zë vendin e gjashtë në futbollin hungarez e ka bërë të ditur të enjten për kryetari i klubit Abedin Zeka.
Ai nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth marrëveshjes, por ka theksuar se Hasani dhe klubi që udhëheq do të përfitojnë nga ky transferim.