Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Lutogllavë e Pejës, me ç’rast treni e ka goditur një veturë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
“Po, mund të konfirmoj se në fshatin Lutogllavë një veturë është goditur nga treni”, tha Gashi për Klan Kosovën.
Gashi tha se për detaje shtesë është në pritje të informacioneve të reja lidhur me rastin.