Site icon PrishtinaPress

Treni godet një person të moshuar në Klinë, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Klinë, ku një person është goditur nga treni.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri me dije se viktima ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit të Pejës.

“Është i moshuar dhe është dërguar në Emergjencë. Momentalisht ndodhet në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, tha Gashi.

Exit mobile version