Site icon PrishtinaPress

Treni del nga binarët, një i vdekur

Një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur sot, kur një tren pasagjerësh doli nga binarët dhe u përmbys në afërsi të Brukselit.

Louis Tobback, kryetari i bashkisë Leuven, ka thënë se aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites, kur treni u largua nga stacioni në Leuven dhe ishte nisur në drejtim të aeroportit të Brukselit.

Tobback shtoi se shumica e të plagosurve kanë pësuar lëndime të lehta.

I gjithë qarkullimi hekurudhor në drejtim dhe nga Leuveni, i cili ndodhet 20 kilometra në lindje të Brukselit, është ndërprerë.

Autoritetet kanë nisur hetimet në lidhje me shkakun e aksidentit.

Exit mobile version