Mbrëmjen e së shtunës një aksident trafiku ka ndodhur në Sllatinë mes trenit dhe një veture.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për media se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21: dhe për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.
“Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën e re të aeroportit, në vendkalimin hekurudhor ku janë përfshirë një tren dhe një automjet”.
Sipas tij njësitet policore po merren me shkaqet që kanë dërguar te ky aksident.
“Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka deklaruar tutje Borovci.